Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari nëpërmjet një statusi në Facebook ka komentuar fjalimin e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili adresoi kritika ndaj Taravarit për vendimin e tij për dalje nga qeveria.
Taravari shkruan se pushteti i vërtetë është populli.
“Pushteti i vërtetë është populli. Shihemi në Tetor i cili është afër…shumë afër!”
Taravari edhe dje tha se ndihet krenar për vendimin e tij për braktisjen e koalicionit VLEN, duke shtuar se ASH do të jetë fituese e zgjedhjeve në tetor.
“Jam krenar për secilin prej jush që është pjesë e Aleancës për Shqiptarët, jam krenar për të gjithë ju që qëndruat të palëkundur gjatë daljes sonë nga Qeveria. Atyre që përpiqen të na portretizojnë si të ndarë, ju them – seria juaj nuk është e suksesshme, me krenari jemi më të fortë se kurrë. Mos harroni, ne jemi fituesit në tetor”, shkroi Taravari.
The post Taravari: Pushteti i vërtetë është populli, shihemi në tetor appeared first on Telegrafi.