Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot ka dërguar mesazh direkt te ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, nga i cili kërkon që të emërohet rektor apolitik i Universitetit të Tetovës.

Taravari thotë se rreshtimi i Shaqirit në anën e shkelësve të ligjit mund të ketë pasoja personale për ministrin.

“Ftoj ministrin Jeton Shaqiri që të zbatojë ligjin dhe si rezultat i thyerjeve flagrante, të emërton u.d. rektor të ri, apolitik, me kredibilitet dhe përvojë mësimore shkencore, që do ta kthejë këtë vatër të dijes në rrugën ligjore.

Vendimet e tij duhet të bazohen në gjetjet e inspektoratit për arsim ashtu siç e kërkon ligji dhe jo të atyre që me vite thejnë ligjet. E paralajmëroj Ministrin se rreshtimi në anën e shkelësve të ligjit mund të mbartë pasoja ligjore për vetë atë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Është mjerim që në vitin 2023 kur bëhen gati 29 vjet nga themelimi, UT vazhdon të veprojë jashtë ligjit”, ka shkruar Taravari./Telegrafi/

Taravari, Shaqirit: Emërto rektor apolitik, rreshtimi në anën e shkelësve të ligjit mund të mbart pasoja për ty shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";