
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka zhvilluar takim me kryesinë e degës së partisë në Shuto Orizarë.
Në takim u diskutua mbi angazhimet aktuale politike dhe sfidat në komunitet.
“Një kafe me kryesinë e degës së Shuto Orizares së ASH-së”, është shprehur Taravari pas takimit, duke theksuar rëndësinë e kontaktit të drejtpërdrejtë me strukturat lokale të partisë.
Gjatë bashkëbisedimit, u diskutuan hapat e mëtejshëm organizativë të degës, përforcimi i komunikimit me qytetarët dhe angazhimi i ASH-së në mbrojtje të interesave të banorëve të Shuto Orizarës.
Ky takim është pjesë e përpjekjeve të Taravarit për të forcuar kohezionin brenda partisë dhe për të rritur praninë në terren përmes dëgjimit aktiv të anëtarësisë bazë.
The post Taravari takoi kryesinë e ASH-së në Shuto Orizarë, u diskutuan angazhimet aktuale politike dhe sfidat e ardhshme appeared first on Telegrafi.