I ati dhe të dyshuarit tjerë për rrëmbimin dhe vrasjen e Vanja Gjorçeskës (14) nuk janë pritur mirë nga të burgosurit tjerë në burgun e Shkupit.

Drejtori i burgut, Filip Andov nuk konfirmoi e as demantoi informacionet se nuk janë pritur mirë nga të burgosurit tjerë dhe thekson se siguria është nën kontroll dhe se qasje deri te katër të dyshuarit është e kufizuar.

“Ata janë të ndarë nga të paraburgosurit tjerë. Jo secili zyrtar në burg ka qasje në ato hapësira. Aty mund të hysh me kartelë të posaçme që i mbajnë disa rojtarë të caktuar. Ata kontrollohen vazhdimisht sipas protokolleve dhe ligjeve”, tha Andov.

Tre nga katër të paraburgosurit e kanë pranuar fajin për krimet për të cilat akuzohet përveç të atit, ndërsa Ljupç Palevski pritet të ekstradohet nga Turqia./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të arrestuarit për vrasjen e Vanja Gjorçeskës ndodhen në burgun e Shkupit shkruan Telegrafi.