Organizata zvicerane IQAir zbuloi shifra shqetësuese sa i përket ndotjes së ajrit në Maqedoni.

Sipas të dhënave, Maqedonia është vendi i dytë më i ndotur në Evropë mesatarisht. E para është Bosnja e Hercegovina.

Shkupi u rendit i 30-ti ndër kryeqytetet më të ndotura në botë, ndërsa në Evropë, Strumica në vendin e 12-të dhe Tetova në vendin e 14-të janë ndër qytetet më të ndotura.

Ndryshe, ndotja e ajrit është kërcënimi më i madh mjedisor për shëndetin e njeriut, duke shkaktuar një në çdo nëntë vdekje në mbarë botën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ndotja e ajrit është përgjegjëse për rreth 7 milionë vdekje të parakohshme në botë çdo vit.

Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit PM2.5 përkeqëson shumë kushte shëndetësore, duke përfshirë, por pa u kufizuar, në astmën, kancerin, goditjen në tru dhe sëmundjet e mushkërive.

Të dhëna shqetësuese: Maqedonia e dyta në Evropë – Strumica dhe Tetova ndër qytetet më të ndotura shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";