Kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, ka konfirmuar se është pozitiv me coronavirus.

Ai sot vonë pasdite ka marrë rezultat pozitiv në testin PCR për Covid-19 që e ka bërë në Qendrën për Shëndet Publik në Koçan.

Në një deklaratë të shkurtër telefonike për AIM-në, Papazov konfirmoi se ndihet mirë, pa simptoma të rënda për Covid-19, ndonëse të dyja testet u konfirmua prania e coronavirusit.

Papazov dje e mori postin e kryetarit të komunës, por nga sot ai është në pushim mjekësor dhe do të koordinojë me përgjegjësitë e tij të punës nga izolimi në shtëpi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të dielën në një konferencë për media në Shkup, ku po fliste lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, dhe pas tij ishin kryetarët e rinj, Pazazovit i ra të fikët./Telegrafi/

The post Të dielën Papazovit i ra të fikët në konferencën me Mickoskin, sot rezultoi pozitiv me coronavirus appeared first on Telegrafi.