Autoritetet serbe kanë pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore Publike Manastir për bllokimin e 10 automjeteve transportuese dhe rimorkiove, të blera në vitin 2025 nga një person juridik me seli në Beograd.

Prokuroria ka vërtetuar lidhje pronësore mes automjeteve dhe një personi të dyshuar për keqpërdorim të TEC Manastir, ndaj të cilit është hapur hetim më 9 tetor.

Sipas Prokurorisë, nga autoritetet serbe është kërkuar që personi juridik, drejtuesi i tij ose ndonjë person tjetër në emër të tyre, të mos i tjetërsojë apo disponojë automjetet, pasi ato dyshohet se janë blerë me përfitime të paligjshëm nga veprat penale në hetim.

Përveç kësaj, është kërkuar dhe pranuar që të sigurohet dhe hapet një kasafortë në një bankë serbe, të cilën e posedon i dyshuari, për të kontrolluar përmbajtjen e saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prokuroria serbe ka lëshuar urdhër për ngrirje të pronës së përmendur.