Kuvendi i Maqedonisë së Veriut informon se e kanë pranuar kërkesën për votimin për besimin ndaj Qeverisë dhe e njëjta është arkivuar nga shërbimet përgjegjëse.

Nga Kuvendi thonë se kryetari Talat Xhaferi, në pajtim me Nenin 215, paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit të RMV-së, do e caktojë seancën për kërkesën e parashtruar për votim të besimit ndaj Qeverisë dhe e njëjta do të mbahet ditën e tretë nga dita e parashtrimit të pyetjes për besimin ndaj Qeverisë, respektivisht e enjte (11.11.2021), në ora 11:00.

“Sipas Nenit 215, paragrafi 3 i Rregullores së Kuvendit, afati për caktimin e seancës fillon të rrjedhë prej ditës së ardhshme, të parashtrimit të pyetjes për besimin ndaj Qeverisë”.

“Për të gjitha hapat dhe proceduat, si edhe deri tani, përfaqësuesit e mediumeve do të informohen përmes shërbimeve përgjegjëse në Kuvend”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, iniciativa për mosbesimin e Qeverisë është dorëzuar nga deputetët opozitarë, së bashku me ata të Lëvizjes Besa, e cila është pjesë e Qeverisë./Telegrafi/

Të enjten do të mbahet seanca për votimin e besimit të Qeverisë së Maqedonisë shkruan Telegrafi.