Sindikatat e pesë universiteteve publike në vend, që nuk u përfshinë në vendimin e qeverisë për rritjen e pagave, më 4 mars do të dalin në protesta.

Këtë e ka bërë të ditur profesori në Universitetin e Tetovës, Bashkim Ziberi, në intervistë për Alsat. Ai ftoi edhe kolegët e tij nga UT-ja t’i bashkëngjiten kësaj proteste.

“Kemi lajmërime nga kolegët e universiteteve tjera, neve të UT-së akoma s’na ka ardhur lajmërimi për një protestë të organizuar të mësimdhënësve dhe stafit administrativ për ditën e hënë në ora 13:00″.

“Dhe kjo tregon për jo gatishmërinë e Qeverisë aktuale dhe kryetarit aktual të Parlamentit për të zgjidhur këtë ngërç që ata e kanë krijuar. Do të ishte gabim i madh nëse ne nuk marrim pjesë kundër diskriminimit që na bëhet në vazhdimësi”, tha profesori Bashkim Ziberi për Alsat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Të hënën pesë universitete do të protestojnë për rritjen e pagave appeared first on Telegrafi.