Të lënduarit në tragjedinë në Koçan, një ekip mjekësor do të kujdeset për ta në qendrën Ponikva

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qendra rekreative Ponikva po shndërrohet në qendër rehabilitimi për të gjithë qytetarët e lënduar nga tragjedia në Koçan.

Nga Qeveria njoftojnë se në mbledhjen e djeshme, u miratua vendim dhe u angazhua Ministria e Punëve të Brendshme që ta vë në dispozicion vendpushimin Ponikva, i cili ka 27 dhoma dhe 56 shtretër, për Ministrinë e Shëndetësisë për trajtimin e pacientëve që kanë nevojë për shërbime mjekësore shtesë, në periudhën nga 10 qershori deri më 20 gusht.

“Poashtu, një ekip mjekësh do të kujdeset dhe do të ofrojë ndihmë mjekësore dhe mbështetje psikologjike për pacientët. Detyrimi ynë si Qeveri është të ofrojmë dhe të sigurojmë kujdes të plotë shëndetësor. Nëse ekipet mjekësore dhe punonjësit shëndetësorë vlerësojnë se është e nevojshme zgjatja e periudhës kohore për trajtim dhe rehabilitim të pacientëve, Qeveria do ta zgjasë vendimin”.

“Pacientët nuk do të paguajnë asnjë denar, gjithçka do të mbulohet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria, të cilat do të sigurojnë akomodim dhe ushqim për pacientët, si dhe ushqim për stafin mjekësor. Prioritet janë dhe do të mbeten qytetarët. Politika jonë është të punojmë me përgjegjësi dhe përkushtim, e jo të hyjmë në akuza politike ditore me disa parti opozitare të cilat, për fat të keq, duan të përfitojnë ndonjë pikë politike nga tragjedia”, thonë nga Qeveria.

Advertisement

The post Të lënduarit në tragjedinë në Koçan, një ekip mjekësor do të kujdeset për ta në qendrën Ponikva appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy