Të mërkurën (09.08.2023) do të kryhet faza e katërt e dezinsektimit të rrethinës së Shkupit kundër mushkonjave.
“Dezinsektimi ajror i rrethinës së qytetit të Shkupit kundër mushkonjave do të kryhet të mërkurën, në orët e hershme të mëngjesit. Në të njëjtën ditë, nga ana tjetër, do të bëhet edhe dezinfektimi tokësor kundër larvave të mushkonjave”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.
Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë dezinsektimin, do të spërkatet të nesërmen, kur kushtet atmosferike janë të favorshme, në të njëjtën kohë.
Qyteti i Shkupit apelon te bletarët që me kohë të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve./Telegrafi/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Të mërkurën do të kryhet dezinsektimi kundër mushkonjave në Shkup appeared first on Telegrafi.