Të premten do të hapet vendkalimi i përkohshëm dy mujor, Strezimir-Restelicë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vendalimi kufitar i përkohshëm Strezimir – Restilicë, në kufirin maqedono-kosovar, të premten, më 25 korrik do të hapet për qytetarët e të dyja vendeve.

“Vendkalimi kufitar midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut është përcaktuar si “Strezimir”. Ky kalim është i kategorisë C. Vendkalimi kufitar i përcaktuar me këtë vendim është pikë e përkohshme kufitare, i hapur për trafik rrugor nga data 25.07.2025 deri më 25.09.2025, midis orës 08:00 dhe 20:00″, njoftoi Policia e Kosovës.

Pika kufitare ndodhet në Fusha e Lukovës, në trekëndëshin Maqedoni-Shqipëri-Kosovë, më saktësisht në vijën e përbashkët kufitare midis Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës.

Si një kalim i përkohshëm, ky kalim zyrtarisht u bë funksional në gusht të vitit 2003 dhe është përdorur nga marsi deri në tetor nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 7 të mbrëmjes. Megjithatë, për shkak të infrastrukturës rrugore të papërshtatshme, frekuenca ishte minimale, pas së cilës u mbyll plotësisht.

Advertisement

Me përpjekjet e kryetarit të komunës së Mavrovës dhe Rostushës, Medat Kurtovski, pika kufitare, e cila është në territorin e kësaj komune, ka qenë e hapur për udhëtarë dhe automjete gjatë periudhës së verës që nga viti 2018.

Për kalimin do të zbatohen të njëjtat rregulla si në kalimet e tjera kufitare, pra një dokument identifikimi, pasaportë ose kartë identiteti.

The post Të premten do të hapet vendkalimi i përkohshëm dy mujor, Strezimir-Restelicë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy