Ministria e Shëndetësisë informon se dje kanë arritur 40 mijë doza të vaksinave kundër gripit stinor. Megjithëse porositja është bërë që moti, vaksinat 4-valente kanë arritur me vonesë, si pasojë e kërkesës së shumtë në tregun botëror.

Sipas imunologëve ky arsyetim nuk mbanë, nga që për efikasitet kundër kësaj virozë vaksinimi është dashur të kryhet në periudhën 15 tetor-15 nëntor. Por, vaksinat e para pritet të jepen të premten.

Pacientët që janë regjistruar paraprakisht në vakcinacija.mk do të marrin sms porosi për terminët. Ministri Filipçe tha se ky është viti 4 me radhë që sigurohen vaksina falas për të moshuarit mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna, punonjësit shëndetësor dhe fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç.

Qendrat për shëndet publik kanë blerë edhe 11 mijë vaksina komerciale, 4 mijë prej të cilave do të jepen në Shkup, por në pika të ndryshme vaksinimi për të mos u përzier me vaksinimin anti-kovid.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Të premten nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoni, paraqitja do të bëhet online shkruan Telegrafi.