Punëtorët e “Florakom” dhe “Luna”, kompani të Ndërmarrjes Publike “Parku dhe gjelbërimi”, edhe sot për dy orë e bllokuan rrugën Ilindenska.
Në shi, në rrugë, përmes protestës kërkuan pagën e gushtit dhe sigurimin shëndetësor, të cilin nga sot e kanë të ndërprerë. Pas tre ditësh protesta dhe bllokada, dje pagën e morën vetëm të punësuarit në NP “Parku dhe gjelbërimi”, por jo edhe rreth shtatëdhjetë kolegët e tyre nga këto dy kompani. Thonë se do të mbeten në rrugë deri në pagesën e rrogës.
“Nëse edhe sot nuk paguhet rroga e muajit gusht për këta të punësuar, ne do të vazhdojmë me protestë edhe në ditët e ardhshme, deri në pagesën e rrogës së gushtit. Për fat të keq, punëtorët nga këto dy kompani SHPK ‘Florakom’ dhe SHPK ‘Luna’ që nga dita e djeshme janë lënë edhe pa sigurim shëndetësor.
Siç kemi theksuar disa herë, në këto dy kompani kemi punonjës që janë kronikisht të sëmurë dhe nuk mund ta marrin terapinë e tyre”, tha Stojançe Kashikovski, kryetar i Sindikatës.