Një pjesë e punonjësve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) sot e riaktivizuan grevën që e kishin filluar vitin e kaluar në shkurt, dhe e ndërprenë një muaj më vonë.

Shkak, siç informoi kryetari i Sindikatës së punëtorëve të administratës, organeve të drejtësisë dhe shoqatave të qytetarëve (SPAODSHQ), Tërpe Deanoski, është kërkesa e paplotësuar për rritje të pagave të punëtorëve, për të cilën është nënshkruar marrëveshje vitin e kaluar, e cila duhej të zbatohej deri më 31 dhjetor të po këtij viti.

“Duke qenë se nuk është përmbushur marrëveshja e nënshkruar, greva është riaktivizuar dhe do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesës sonë, që është rritje e pagave të punëtorëve”, tha ai.

Ai apelon në kërkesën e punëtorëve grevistë që të dëgjohen nga institucionet tjera kompetente në vend dhe të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit, sidomos siç tha, Kuvendi, i cili është themelues i ASHAM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në të njëjtën kohë, ai akuzoi akademikët dhe drejtuesit e njësive organizative në Akademi se në vend që të negociojnë me Sindikatat, kanë punësuar një zyrë avokatie përmes së cilës komunikojnë me punonjësit dhe e vetmja detyrë e saj është t’i frikësojë dhe të gjejë një mënyrë për të ndaluar grevën.

The post Të punësuarit në ASHAM sërish e aktivizojnë grevën e vitit të kaluar appeared first on Telegrafi.