Një tridhjetë e pesë vjeçar ka mbetur i plagosur nga të shtënat që kanë ndodhur sonte në Çair, njofton MPB.
“Sot (14.10.2024) përafërsisht ora 18:10 nga GOB “Shën Ohridski” në SPB Shkup është raportuar se në spital është sjellë i lënduar E.A. (35) nga Shkupi, me një plagë me armë zjarri në këmbë.
Të plagosurin e ka sjellë vëllai i tij, i cili ka sqaruar se ndërsa E.A. ka qenë duke ecur në rrugën “Hristijan Todorovski-Karposh” në Shkup, kur një person i është afruar dhe e ka qëlluar në këmbë, me gjasë për shkak të borxhit.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Të shtëna me armë zjarri në Çair, plagoset një 35-vjeçar appeared first on Telegrafi.