Temperatura e mëngjesit në të gjithë vendin është nën zero, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Sipas DPHM-së më ftohtë është në Berovë ku janë matur -14 gradë, më pas si qytet më i ftohtë radhitet Manastiri me -13.

Pasojnë Prilepi dhe Petroveci në Shkup me -10, Kriva Pallanka, Demir Kapija dhe Kumanova me -9, Tetova, Pretori, Shtipi dhe Strumica me -8. Në Shkup dhe Gjevgjelu janë matur -7 gradë, në Ohër-6, ndërsa në Krushevë dhe Dibër janë matur -5 gradë celsius.

Temperatura nën zero në të gjithë Maqedoninë, më ftohtë në Berovë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";