Tensione në mes deputetëve të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së ka pasur sot në mbledhjen e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, për miratimin e rendit të ditës.

Deputeti i LSDM-së Kosta Kostadinov, e ka akuzuar partinë opozitare OBRM-PDUKM, se bllokon punën e këtij komisioni.

Në një postim në Facebook, Kostadinov shkruan se në seancën e sotme të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, ka pasur kërcënime verbale nga ana e deputetëve të OBRM-PDUKM-së.

“Bllokada, bojkoti i OBRM-PDUKM-së të shihet para syve të të gjithë opinionit dhe të nxirret para gjykimit të popullit. Marrje të mirkofonit, kërcënime verbale, sulme ndaj shërbimeve dhe deputetëve, thënë me një fjalë – dhunë. Të nderuar qytetarë, ku siguroj që edhe përkundër këtyre tentimeve për bllokim, arritëm të miratojmë rendin e ditës”, shkruan Kostadinov./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tensione në mbledhjen e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime në Maqedoni shkruan Telegrafi.