Një tentim vrasje ka ndodhur paradite në një kafeteri në Gjakovë, ku një person ka mbetur i lënduar pas një sulmi me thikë.

Zëdhënësja e policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi, ka njoftuar se rasti është raportuar më 14 shtator 2025, rreth orës 11:10, në rrugën “Anton Çeta”.

Incidenti ka ndodhur pas një përleshjeje mes dy personave të rritur.

“Si pasojë e incidentit, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar me mjet të mprehtë nga tjetri. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë ndërmarrë veprimet e para hetimore”, tha Krasniqi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.