Tërhiqet propozimi i Lubomir Joveskit që të zgjidhet gjykatës në Gjykatën Kushtetuese. Sot në Komisionin për zgjedhje dhe emërime opozitarja OBRM-PDUKM akuzoi se pushteti ka hequr dorë nga Jovevski pasi që e ka përmbushur detyrën e tij për të cilën është vendosur për prokurorë shtetërorë.

Jovevski ishte një nga kandidatët e propozuar nga LSDM-ja për gjykatës në Gjykatën kushtetuese, e cila një kohë të gjatë po punon me përbërje të pakompletuar, por pasi që OBRM-PDUKM-ja e bllokoi zgjedhjen e tij, ai më pas u pensionua.

“Propozimi për kandidatin, Lubomir Jovevski, të zgjidhet për gjykatës në Gjykatën kushtetuese në Republikën e Maqedonisë është tërhequr duke pasur parasysh se rendi i ditës nga seanca e 13 ka përfunduar, këtu e përfundoj debatin”, deklaroi Marija Georgievska, Kryetare e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime.

“Pas 2.5 vjetëve dhe 25 propozimeve nga Komisioni amë në Kuvend dhe pas shkeljes eklatante të Rregullores, tani LSDM-ja duke aktruar parti të përgjegjshme, hoqi dorë nga Joveski. Arsyeja për këtë teatër është e thjeshtë, Lubomir Joveski tashmë nuk u nevojitet për shkak se e ka përmbushur detyrën për të cilën ai u vendos, ndërsa me atë edhe krimet e LSDM-së dhe BDI-së 6 vjet ishin të mbrojtura”, tha Dafina Stojanovska.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Tërhiqet propozimi i Joveskit për gjykatës kushtetues appeared first on Telegrafi.