Manastiri ka qenë komuna e parë që ka raportuar dëme materiale nga tërmeti i madhësisë 5.3 i shkallës rihter që goditi Ballkanin.

Sakaq ditën e sotme kryetari i Komunës Toni Konjanovski rreth orës 11:00 ka caktuar mbledhje të Shtabit të Krizës, ku mësohet se mes tjerash do të diskutohet për gjendjen në qytetin e Manastirit pas tërmetit të mbrëmshëm si dhe gjendjes prej Covid-19.

Nga Komuna e Manastirit njoftojnë gjithashtu se në mbledhje do të shqyrtohen edhe masat plotësuese të cilat mund të ndërmerren nga ana e shtabit për mbrojtje dhe shpëtim.

Tërmeti i mbrëmshëm, komuna e Manastirit mbledh shtabin e krizës shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";