Tërmeti që u ndje në Maqedoninë e Veriut, kryesisht në rajonin e Shkupit, epiqendrën e ka pasur në rajonin e Ferizajit dhe Vitisë të Kosovës, njoftojnë nga Observatori Sizmologjik në kuadër të Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore në Shkup.

“Rrjeti Sizmologjik i Maqedonisë së Veriut, me stacionet në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, e mbajtur nga Observatori Sizmologjik në kuadër të Fakultetit Matematike – Natyrore në Shkup, sonte në ora 23:07 minuta ka regjistruar tërmet, epiqendra e të cilit gjendet 28 kilometra në veriperëndim të Shkupit, në rajonin e Ferizajit – Vitisë, Republika e Kosovës”.

“Tërmeti kishte magnitudë prej 3.3 ballë, kurse është ndjerë nga qytetarët e qytetit të Shkupit dhe rrethinës me intensitet prej III ballë sipas Shkallës Makrsozimike Evropiane”, njoftojnë nga Observatori Sizmologjik në kuadër të FSHMN-së

Tërmeti që u ndje në Maqedoni, epiqendrën e ka pasur në Viti të Kosovës shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";