Ditëve të fundit në qytetin e Tetovës është stabilizuar gjendja me pandeminë. Nga Spitali i Tetovës informojnë se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj jave situata është stabilizuar skajshëm, ndërsa ka rënë ndjeshëm numri i të infektuarve.

Autoritetet e spitalit thonë se në 24 orët e fundit janë hospitalizuar 5 pacientë. Tre prej tyre janë të pavaksinuar, ndërsa dy të tjerët kanë qenë të vaksinuar me të dy dozat.

5 pacientë janë në mbështetje të oksigjenit, ndërsa asnjë në respirator. Poashtu është rritur skajshëm numri i të vaksinuarëve. Autoritetet spitalore bënë sërish apel për respektim të masave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Tetovë: Asnjë i vdekur me COVID-19 në 24 orët e fundit appeared first on Telegrafi.