Banorët e Sedllarcës gjatë ditës së sotme kanë bllokuar një pjesë të pikës pagesore Tetovë-Gostivar duke kërkuar që ata të mos paguajnë 30 denarë për 3.5 kilometra rrugë që duhet të kalojnë në autostradë.

Sipas tyre rruga ndihmëse nuk është e rregulluar dhe ata të vetmen rrugë për të arritur në Tetovë e kanë autostradën Tetovë-Gostivar, ndërsa për çdo ditë do të duhet të paguajnë 60 denarë për vajtje-ardhje për vetëm 7 kilometra rrugë.

Kërkojnë që ose të paguajnë për sa kilometra kalojnë, ose të rregullohet rruga ndihmëse që do të lironte nga pagesa banorët e këtij fshati.

Sedllarca është nën Komunën e Bogovinës, dhe është fshati i vetëm që gjendet përskaj autostradës Tetovë-Gostivar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Banorët për të ardhur në Tetovë do të duhet të kalojnë ose përmes fshatit Kamjan që i bie disa kilometra rrugë, ose në magjistrale që do të duhet të paguajnë në pikën pagesore.

 

Tetovë: Banorët e Sedllarcës protestuan sërish, kërkojnë të lirohen nga pagesa rrugore shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";