Një banesë është djegur tërësisht në afërsi të objektit të vjetër të Universitetit të Tetovës, ndërsa disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e frymëmarrjes së rënduar nga tymi, raporton Alsat.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 12:30 min, ndërsa në banesë nuk ka pasur banorë në momentin e shpërthimit të zjarrit, por përhapja e tymit nëpër pallat, ka bërë që të ndjehen keq banorët e hyrjeve tjera.

NJTZ ka intervenuar me tre makina kundër zjarrit dhe 9 zjarrfikës me ç’rast fillimisht janë evakuuar gjithë banorët e pallatit, ndërsa më pastaj, është lokalizuar edhe zjarri që ka shpërthyer në banesë. Sipas informatave të para, shkak i zjarrit ka qenë ngrohësja elektrike.

“Shumë shpejt zjarrin e kemi futur nën kontroll dhe kemi bërë evakuimin e banorëve nga banesat. Mendoj që u bë gjithçka ashtu siç duhet sepse nuk lejuam flakët e zjarrit të depërtojnë edhe nëpër banesa tjera”, tha Uka Aliti. komandant i NJTKZ.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tetovë, digjet një banesë në afërsi të objektit të vjetër të UT-së shkruan Telegrafi.