SPB Tetovë informon se sot (27 shtator) rreth orës 11:00, zyrtarët policorë kanë arrestuar personat M.F. (23) dhe A.Sh (19) nga Taxhikistani dhe I.T. (20) nga Pakistani, të cilët paraprakisht janë raportuar se rreth orës 10.00 ishin duke u përleshur fizikisht me njëri-tjetrin në oborrin e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.

SPB Tetovë njofton se sipas raportit në përleshje ka marrë pjesë edhe H.T. (21) nga Pakistani i cili ka pësuar lëndime trupore dhe menjëherë është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës.

“Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës ndaj të përfshirëve, të cilët sipas informacioneve të para janë studentë të këtij UEJL-së, do të vijojnë parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

The post Tetovë, përleshen mes vete studentët nga Taxhikistani dhe Pakistani appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";