Dyzet e pesë vjeçarit nga Tenova e Tetovës që dje ka shkaktuar zjarr me çakmak në shtëpinë e të afërmit të tij, i është caktuar masa e paraburgimit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 në shtëpinë e 57-vjeçarit.

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë Veriore njoftoi se Prokuroria Publike e Tetovës ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve kundër 45-vjeçarit, banor i Tenovës, i cili dyshohet për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.

Ndryshe i dyshuari paraprakisht përmes telefonit kishte kërcënuar një familje në fshat, ndërsa më 25 shkurt ka shkaktuar zjarr me rrezik të konsiderueshëm për jetën e njerëzve. Ai me pllakë bekaton ka thyer dritaren në katin përdhese të shtëpisë së viktimës, ka hyrë brenda dhe i ka vënë flakën një divani, pas së cilës është larguar nga shtëpia. Në atë moment në shtëpi ndodheshin vajza e pronarit dhe një mik tjetër të cilët u shpëtuan nga fqinjët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në shtëpinë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike të Maqedonisë së Veriut.

Tetovë, tenton të djegë shtëpinë e të afërmit shkruan Telegrafi.