
Siguria është baza ndaj së cilës ndërtohet zhvillimi ekonomik, besimi në institucione dhe cilësia e jetesës së qytetarëve. Ministrria e Punëve të Brendshme është tërësisht e përkushtuar në proceset e digjitlizimit, modernizimit dhe transparencës, me qëllim që të krijojmë mjedis të sigurt që do të përgjigjet në nevojat e shekullit të 21-të.
Këtë e theksoi sot ministri i Punëve të Brendshmne, Pançe Toshkovski, në hapjen e edicionit të dhjetë jubilar të Adria security summit, i cili për herë të dytë po mbahet në Shkup.
Ai shtoi se ky samit paraqet platformë jo të rëndësishme rajonale që i bashkon të gjithë që i dedikohen krijimit të bashkësive më të sigurta dhe më rezistente, përfaqësues të institucioneve, ekspertë, kompani, inovatorë dhe profesionistë nga fusha e sigurisë dhe teknologjisë.
Ai theksoi se jetojmë në një kohë kur siguria nuk matet vetëm nga mbrojtja fizike, por edhe nga aftësia për t’iu përgjigjur formave të reja të rreziqeve, nga sulmet kibernetike dhe kërcënimet digjitale, deri te infrastruktura kritike, siguria urbane dhe menaxhimi i të dhënave.
“Prandaj, ngjarje të tilla janë thelbësore, ato krijojnë një urë lidhëse midis sektorit publik dhe privat, midis institucioneve shtetërore dhe industrisë, ku përmes shkëmbimit të njohurive dhe përvojave mund të ndërtojmë së bashku një sistem sigurie më efikas dhe modern”.
“Ministria e Punëve të Brendshme vazhdimisht nxit bashkëpunimin me Odën e Sigurisë Private, e cila është një nga partnerët kryesorë në mbrojtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe në mbështetjen e një sistemi të integruar sigurie dhe është partnere në organizimin e këtij eventi të rëndësishëm”, theksoi Toshkovski.