
Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski ushtroi të drejtën e tij të votës këtë mëngjes në shkollën fillore “Pestaloci” në Shkup, duke deklaruar se votimi në zgjedhjet lokale ka filluar në të gjitha qendrat e votimit në të gjithë vendin.
Ministri theksoi se mbi 90 përqind e kapaciteteve të Ministrisë së Brendshme janë të angazhuara në sigurimin e procesit zgjedhor, me një prani të shtuar në terren, veçanërisht rreth “pikave të nxehta” ku pritet një frekuencë më e lartë e qytetarëve.
Lidhur me heshtjen zgjedhore, Toshkovski theksoi se dje janë regjistruar katër ngjarje me shkelje të mundshme, për të cilat po ndërmerren veprime përkatëse hetimore./Telegrafi/
Advertisement