Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, foli për shkaqet e zjarreve dhe për aktivitetet që po ndërmerr MPB-ja.

Ai tha se shfaqja e zjarreve kryesisht është për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, por gjithashtu shtoi se MPB-ja ka dyshime se një pjesë e tyre janë të qëllimshme, pra shkaku është faktori njerëzor.

“Sot patëm rreth 20 zjarre dhe mund të them se për momentin ato janë nën kontroll. U dhanë përpjekje maksimale njerëzore për përballimin e kësaj stuhie të zjarrtë. Për disa nga zjarret ka dyshime të bazuara se janë shkaktuar qëllimisht nga faktori njeri. Aktualisht po hetohen disa pista për zjarret e qëllimshme, afër objekteve infrastrukturore kyçe, rrugëve, zonave të populluara dhe natyrisht objekteve private. Nuk dua të spekuloj, por duhet të përmend se mund të kemi të bëjmë me një skenar ndryshe nga ai që do të konsideronim si aksidental. Institucionet janë në terren dhe shpresoj që së shpejti të ndriçohen të gjitha rastet që i shkaktuan këto zjarre. Sa i përket zjarrit që ndodhi sot në Vizbegë, në një pikë private të mbeturinave, janë ndaluar pronarët dhe me urdhër të prokurorit publik do të dalin përpara gjyqtarit hetues. Nën kontroll janë vendosur zjarret në Dojran, Nikoliç, Kriva Pallankë, Orman, Volkovo, si dhe zjarri në Samokov dhe, siç përmenda më parë, edhe ai në Vizbegë. Sot është aktivizuar edhe mekanizmi për ndihmë nga Bashkimi Evropian për përballimin e zjarreve. Të gjitha kapacitetet shtetërore janë vënë në funksion maksimal.”, u shpreh Toshkovski.

The post Toshkovski: Dyshojmë se disa nga zjarret janë vënë qëllimisht appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";