Ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski sot mori pjesë në hapjen e hapësirave të reja të shërbimit të policisë në Zherovjan, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga atje Toshkovski tha se hapje e një qendre të tillë do të ofrojë shërbime për qytetarët e komunave të Bërvenicës dhe Bogovinës.

“Nga këto shërbime do të mund të përfitojnë rreth 40 mijë qytetarë të këtyre komunave. Qytetarët do të mund të marrin shërbime se nxjerrjen e pasaportave, letërnojftimeve dhe patentës së shoferëve dhe shumë shërbime tjera që i ofronë MPB”, tha Toshkovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me shpalljen e tenderit për prokurimin e uniformave të MPB-së, Toshkovski tha se e inkurajoi Prokurorinë Publike të hapë procedura për të gjitha rastet në të cilat beson se ka paligjshmëri dhe e inkurajoi opozitën të hapë tema që janë me interes për publikun, por edhe të punojë në interes të qytetarëve, dhe të mos e denigrojë punën e Ministrisë së Brendshme me asnjë çmim./Telegrafi/

The post Toshkovski: E inkurajoi Prokurorinë Publike të hapë procedura për të gjitha rastet në të cilat beson se ka paligjshmëri appeared first on Telegrafi.