Katër persona janë ndaluar në aksionin e djeshëm në kompani dhe shtëpi në Strumicë, Shkup dhe Gostivar, tha ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski gjatë vizitës së sotme në Ohër, përcjell Telegrafi Maqedoi.

“Aksioni i djeshëm ishte mjaft i gjerë në më shumë se dhjetëra lokacione në territorin e Maqedonisë. Kemi vepruar në koordinim me Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar me urdhër të gjyqtarit në procedurë paraprake, si dhe me institucione të tjera shtetërore si DAP, Ministria e Financave dhe Doganat.

Ky është një nga rastet që lirisht mund të them se ka dyshime se është një krim epik, i cili fatkeqësisht edhe një herë është në kurriz të buxhetit të Maqedonisë, gjegjësisht parave të popullit.

Informacionet fillestare janë se bëhet fjalë për shuma miliona të cilat janë rezultat i disa krimeve, evazion fiskal, mashtrim tatimor dhe pastrim parash”, tha Ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në interes të procedurës së përgjithshme, tha ai, nuk mund të hyj në detaje, e respektoj prezumimin e pafajësisë./Telegrafi/

The post Toshkovski: Janë ndaluar katër persona nga bastisjet e djeshme në Strumicë, Shkup dhe Gostivar appeared first on Telegrafi.