Toshkovski: Lufta ndaj tregtisë me drogë është prioritet i MPB-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Lufta me tregtinë e palejuar me drogë është dhe do të mbetet një nga prioritetet strategjike të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Jo vetëm për shkak të pasojave të saja ndaj të rinjve dhe shëndetit shoqëror, por edhe për shkak të faktit që ky fenomen përfaqëson burim kyç të forcës dhe burimeve për grupet e organizuara kriminale. Kjo luftë duhet të jetë e përbashkët, gjithëpërfshirëse dhe e fokusuar strategjikisht”.

Këtë e tha ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, i cili sot foli në sesionin e 16-të të Grupit të Punës 4 nga Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoni.

Ai tha se tema në lidhje me sfidat me tregtinë me drogë dhe harmonizimi i legjislacionit në Maqedoninë e Veriut, është temë e cila e preokupon çdo segment të shoqërisë sonë.

“Kjo nuk është vetëm çështje e sigurisë dhe juridike, ajo është çështje shëndetësore, sociale dhe e civilizuar, e cila e hap dilemën mes represionit dhe rehabilitimit, mes kontrollit dhe mbështetjes, mes dënimit dhe mundësisë për fillim të ri. MPB si institucion i vijës së parë të frontit në parandalimin e tregtisë së palejuar me drogë”, tha ministri Toshkovski.

Advertisement

“Por, pikërisht për këtë është me rëndësi të theksojmë se lufta kundër drogës nuk zhvillohet vetëm me arrestime dhe konfiskime. Ajo zhvillohet edhe me të dhëna, me politika të përcaktuara shkencore, me parandalim në shkolla, me programe për trajtim dhe mbështetje sociale, me besim të ndërsjellë ndërmjet institucioneve, dhe me komunikim të vazhdueshëm me qytetarët dhe bashkësitë”, ishte i vendosur ministri i punëve të brendshme”, tha Toshkovski./Telegrafi/

The post Toshkovski: Lufta ndaj tregtisë me drogë është prioritet i MPB-së appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy