Ministri i Punëve të Brendshëm, Pançe Toshkovski sot në një konferencë për shtyp tha se sipas informacioneve shëndetësore 45 nga të lënduarit janë në gjendje kritike, janë duke u transportuar jashtë vendit dhe qeveria po përpiqet t’u sigurojë kujdesin dhe trajtimin e duhur, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Dje, më 16 mars, Maqedonia u godit nga një tragjedi e tmerrshme në të cilën 59 persona humbën jetën, ndërsa 163 u lënduan nga përdorimi i mjeteve piroteknike, ndërsa në objekt ishin gjithsej 500 persona, ndërsa 250 bileta u shitën”, tha Toshkovski.

Lexo po ashtu
Më shumë rreth kësaj tragjedie

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Toshkovski tha shkaktar të shpërthimit të zjarrit ishin mjetet piroteknike.

“Mjetet piroteknike që shkaktuan zjarrin në diskotekën e Koçanit janë siguruar dhe sjellë nga anëtarët e grupit që po performonte”, tha Toshkovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai njoftoi se në bashkëpunim me SPB Shkup dhe SPB Tetovë janë marrë aksione ku janë ndaluar disa persona.

Toshkovski tha se objekti nuk ka pasur licencë, ndërsa përgjegjësi për lëshimin e saj është Minsitria e Ekonomisë.

Ai tha se gjatë hetimeve të djeshme janë konstatuar shumë lëshime dhe parregullsi në lidhje me objektin i cili nuk ka plotësuar kushtet për diskotekë.

Toshkovski tha se MPB nuk ka qenë e njoftuar se në Koçan do të organizohet një ngjarje e tillë dhe se nuk është kërkuar sigurim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Toshkovski tha se dje është thirrur në polici edhe kryetari i Koçanit, dhe nëse do të konfirmohet ndonjë parregullsi do të ketë përgjegjësi./Telegrafi/

 

 

The post Toshkovski: Mjetet piroteknike që shkaktuan zjarrin në Koçan janë sjell nga anëtarët e bendit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";