Ministria e Brendshme (MPB) nuk ishte as e informuar dhe as përgjegjëse për përdorimin e piroteknikës në diskotekën “Pulse” në Koçan, ku 62 persona vdiqën në zjarrin që shpërtheu më 16 mars.

Këtë e deklaroi në “Samo Intervju” ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.

“Dispozitat ligjore përcaktojnë që që Ministria e Brendshme të japë miratim, pëlqim e kështu me radhë, dikush duhet ta kërkojë më parë. Në situatën specifike, një kërkesë e tillë nuk është paraqitur nga askush, as nga ata që i përdorën ato dhe as nga menaxherët e klubit”, thotë Toshkovski.

Gjithashtu pati gati 200 të lënduar në zjarr, ndërsa hetimi pritet të përfundojë deri më 17 qershor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga pamjet filmike që dolën menjëherë pas zjarrit, u pa se tavani mori flakë nga një shkëndijë nga mejtet piroteknike./Telegrafi/

The post Toshkovski: MPB nuk ishte e informuar dhe as përgjegjëse për përdorimin e mjeteve piroteknike në diskotekën “Pulse” appeared first on Telegrafi.