Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në emisionin “Intervistë në Shenja”, tha se zyrtarisht vetëm Greqia nuk i pranon pasaportat me emrin e vjetër, ndërsa vende tjera, tha ai, kanë mirëkuptim për qytetarët e Maqedonisë.

“Ju me pasaportë të vjetër nuk mund të dilni nga Maqedonia, sepse për shkak se një neni nga ligji për dokumente personale, e cila thotë se përfshirë me datën 12.02.2024, pasaportat nuk vlejnë”, tha ministri Toshkovski.

Ministri tha se ambasadorja e Kroacisë ka konfirmuar se nuk ka asnjë problem për të hyrë në Kroacinë me pasaportën me emrin e vjetër të shtetit.

“Ambasadori i Austrisë më tha të njëjtën, më tha se kanë mirëkuptim për ju… për këto shtete të cilat i përmenda nuk kam dëgjuar të ketë problem. E di se ka problem zyrtarisht me Bosnjën dhe me Malin e Zi në lidhje me pasaportat e vjetër”, tha ministri Toshkovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri Toshkovski tha se me mos ndryshimin e Ligjit për dokumentet personale shkelen të drejtat themelore të njerëzve, ndërsa nuk shkelet Marrëveshja e Prespës.

The post Toshkovski: Nuk shkelet Marrëveshja e Prespës nëse vazhdohet afati i vlefshmërisë së pasaportave appeared first on Telegrafi.