Pasi One Stop Shop u realizua në dy pikat kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, në Bllacë dhe në Jazhincë, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovksi tha se këto projekte do të zbatohen edhe me Shqipërinë dhe Serbinë.

Toshkovski tha se kudo që është e mundur, të zbatohet në afat sa më të shkurtër në mënyrë që qytetarët e Ballkanit të mund të komunikojnë dhe të lëvizin sa më shpejtë.

“Projekti i zbatimit të “One stop shop” do të vazhdojmë edhe më tej ta zbatojmë me Republikën e Serbisë. Gjithashtu do ta zbatojmë edhe me Republikën e Shqipërisë.

Te të gjithë kufijtë, ku është i mundshëm ta zbatojmë, ta zbatojmë në afatin sa më të shkurtër me qëllim që qytetarët e Ballkanit të kenë mundësi të komunikojnë, të lëvizin dhe t’i realizojnë ato të drejta sa më shpejtë, sa më shpejtë në kuadër të kufijve të cilët i kemi si shtet”, tha ministri Toshkovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Toshkovski: Pas Kosovës, “One Stop Shop” do të fillojë të zbatohet edhe me Serbinë dhe Shqipërinë appeared first on Telegrafi.