Prokuroria për ndjekjen e krimit dhe korrupsioni për momentin nuk ka thirrur dëshmitarë për tenderët për ndërtimin e spitalit modular në Tetovë.

Kryetarja e kësaj prokurorie, Villma Ruskoska në intervistë për Radio Evropa e Lirë shprehet se janë duke e shqyrtuar dokumentacionin dhe pritet të vendosin për hapat e ardhshëm.

Nëse eventualisht vërtetohet se diçka në pjesën e furnizimeve nuk është në rregull, do të vendosin kush dhe nëse do të thirret, si dëshmitarë apo si person nga i cili kërkohen informacione të nevojshme sepse çdo gjë do të jetë në procedurë para-hetimore, shton Ruskoska.

“Nuk mund të flas prej tash. A ka përgjegjësi në përgjithësi, duhet të shihet. Nëse ka përgjegjës gjegjësisht nëse është shkelur ligji për furnizime publike sepse është miratuar ligj i veçantë për furnizimin e këtyre spitaleve modulare, në këtë pjesë nëse ka shkelje, atëherë do të vendosim kë do të thërrasim për bisedë. Çdo gjë tjetër është në pjesën që e udhëheq Prokuroria Publike e Tetovës”, deklaroi Villma Ruskoska.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tragjedia në Tetovë, Ruskoska: Po shqyrtohet dokumentacioni shkruan Telegrafi.