Ish-kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, nuk i duket i njohur vendi i quajtur “Sherbetnica” në Vodno. Trajanovski sot në cilësinë e dëshmitarit u dëgjua për rastin “Parcelat në Vodno”, ku theksoi se Nikolla Gruevski nuk ka kërkuar nga ai apo nga ndonjë person tjetër urbanizimin e parcelave në Vodno.

“Nuk më ka thënë se ka parcela në Vodno. Nuk më ka thënë se në rrugën “Bihaçka” ka banesa”, tha Trajanovski.

Prokurorja Lile Stefanova, dëshmitari Trajanovski, u pyet nëse ai ishte dëgjuar më parë në Prokurorinë Publike Shkup si i pandehur për GUP-in e miratuar. Mbrojtja e të pandehurit ka reaguar ndaj pyetjes së parashtruar me shpjegimin se në këtë mënyrë prokuroria kërkon të trembë dëshmitarin.

Lëndën “Parcelat në Vodno” e udhëheq gjyqtari Ilija Trpkov, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është prokurorja Lile Stefanova.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas aktakuzës, ish-kryeministri Gruevski akuzohet për “larje parash dhe përvetësim dhe fshehje të paligjshme të pasurisë”, ndërsa kumbari i tij Risto Novaçevski, biznesmenët Nenad Josifoviq, Jordan Orce Kamçev dhe Ratka Kunovska Kamçeva akuzohen për “Pastrim parash”.

Mijallkov, i cili është kushëriri i parë i Gruevskit, akuzohet për “ndihmë në krimin e pastrimit të parave dhe të ardhura të tjera të krimit”./Telegrafi/

The post Trajanovski: Gruevski nuk më ka thënë se ka parcela në Vodno appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";