Transporti publik nuk do të ndërpritet, Jahoski: Ndonëse NQP ka borxh do të vazhdojmë me furnizim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qytetarët, si nxënësit dhe pensionistët ankohen se sot dhe gjatë javës ka pasur vonesa të autobusëve urban. Druajnë se ditëve në vijim mund të ketë ndërprerje të transporti publik për shkak të informacioneve që kanë dëgjuar, se kompania Pucko Petroll do ta ndërpres furnizimin me derivate të naftës. Kësaj kompanie Ndërmarrja për Qarkullim Publik nuk i ka shlyer borxhet.

Nga Sindikata e pavarur e vozitësve thonë se problemi po zgjat më shumë se tre vjet, kërkojnë që NQP dhe Qyteti i Shkupit të marrin masa, që të mos e pësojnë qytetarët dhe të punësuarit.

Pronari i Pucko Petroll, Asmir Jahoski thotë se NQP u ka borxh 10 milionë euro dhe për 2 vjet nuk ka paguar faturat, por gjithsesi premtoi se nuk do t’i lë qytetarët pa transport publik.

Informacioni për ndërprerje eventuale të furnizimit me derivate nga ana e kompanisë erdhi nga Qyteti i Shkupit, prej ku thanë se, Asmir Jahoski nga Pucko Petrol, ka pezulluar furnizimet pavarësisht se ka një kontratë aktive për furnizimin me naftë.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy