Pas rreth shtatë muajsh të mërkurën, më 24 maj në rrugët e Shkupit u rikthyen autobusët privat. Nga Ndërmarrja e transportit publik informuan se transportuesit privatë i rikthehen punës në transportin publik të Qytetit të Shkupit pas nënshkrimit të marrëveshjes mes drejtorit të ri të ndërmarrjes, Kërste Petkovski dhe transportuesve privatë.

Gjithsej 105 autobusë modernë privatë që i plotësojnë standardet mjedisore, sipas thirrjes publike, nisën të qarkullojnë në rrugët e Shkupit. Ata shërbejnë në linjat: 23, 45, 61, 63, 73, 9, 11, 11A, 12, 47A, 55, 19, 20, 22, 52 dhe 54.

“Me mënyrën e re të punës dhe standardizimin në transportin publik, qytetarët do të kenë shërbim cilësor dhe në kohë, kurse buxhetet e Qytetit të Shkupit dhe NTP Shkup do të mbrohen nga keqpërdorimet dhe arbitrariteti që ka qenë praktikë në të kaluarën”.

Me rikthimin e 105 autobusëve privat, qytetarët presin që të përfundojnë edhe pritjet e gjata nëpër stacione.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ttransportuesit privatë pushuan së qeni pjesë e transportit publik të qytetit në nëntor të vitit 2022 për shkak të borxheve që i kishte qyteti i Shkupit. Në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit, mbi 100 autobuzë protestuan duke bllokuar udhëkryqet kryesore të kryeqytetit./Shenja/

Transportuesit privatë u rikthyen me 105 autobusë në rrugët e Shkupit shkruan Telegrafi.