
Mëngjesin e sotëm temperaturat kanë shënuar -4 gradë në Kodrën e Diellit ndërsa shtresa e borës ka arritur deri në 26 centimetra.
Sipas Entit Hidrometeorologjik, lartësia e mbulesës së borës është 16 centimetra në Lazaropole, 12 në Mavrovi Anovi, gjashtë në Gjurishtë dhe tre centimetra në Dibër.
Deri në orën 08:30 janë matur -2 gradë në Mavrovë dhe Lazaropolë, 0 në Krushevë, 1 në Tetovë, 2 në Kriva Pallankë, Prilep, Vinicë dhe Shtip, 3 në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Veles, Manastir, Kavadarë, 4 në Strumicë dhe 5 në Gjevgjeli.
Advertisement