
Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident automobilistik që ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Ohër – Resnjë, afër kalimit malor Bukovë.
Sipas informacioneve fillestare në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale.
Të lënduarit, siç informoi zëdhënësi i SPB-së Ohër Stefan Dimoski, janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm – Ohër dhe në spitalin special për ortopedi dhe traumatologji “Shën Erazmi”.
Ekipet e policisë po kryejnë hetimet në vendin e aksidentit për shkak të të cilit qarkullimi është ndërprerë dhe pas orës 15 është normalizuar në të dy drejtimet.
Advertisement
The post Tre të lënduar në një aksident në magjistralen Ohër-Resnjë appeared first on Telegrafi.