Tre persona nga Prilepi janë lënduar dje pasdite pasi një tren mallrash ka goditur veturën e tyre para stacionit hekurudhor “Gostirazni” në Prilep, njofton MPB.

“Dje në ora 17:40 në DPB Prilep është raportuar se në një vendkalim rrugor, përballë stacionit hekurudhor “Gostirazni”, Prilep, ka ndodhur një aksident hekurudhor në mes të një treni mallrash që udhëtonte në linjën Veles – Prilep dhe veturës së pasagjerëve “Volkswagen Polo” me targa të Prilepit, e drejtuar nga A.I.(24) nga Prilepi”.

“Në aksident drejtuesi A.I. dhe shoqëruesit e tij N.N.(19) nga Prilepi dhe A.N.(51) nga fshati Crnilishtë i Prilepit janë transportuar në Spitalin e Qytetit në Prilep, ku janë konstatuar me lëndime”, njofton MPB.

Një ekip inspektues nga DPB Prilep ka kryer hetim në vendin e aksidentit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tre të lënduar në Prilep, një tren mallrash goditi një veturë shkruan Telegrafi.