Tre të rinj të lënduar në një aksident në Kavadar, dy me lëndime serioze

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tre persona të rinj janë lënduar në një aksident trafiku mbrëmë në Kavadar.

Mjeku kujdestar në Ndihmën e Shpejtë në Kavadar Ratko Grkov, për AIM tha se një vajzë dhe një djalë janë lënduar më rëndë.

“Të rinjtë janë lënduar nga aksidenti i një biçiklete me një motor, i cili ka ndodhur në afërsi të shkollës komunale “Dimkata Angellov-Gaberot”. Pas ndihmës së parë, një djalë dhe një vajzë janë dërguar në Shkup, për shkak të seriozitetit të lëndimeve”, tha Grkov.

 

Advertisement

The post Tre të rinj të lënduar në një aksident në Kavadar, dy me lëndime serioze appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy