Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, së bashku me deputeten Daniela Koleva, sot takuan mbi 40 pensionistë në Kavadar dhe personalisht i njoftuan pensionistët për mbështetjen e dhënë nga pakoja e nëntë e masave kundër krizës.

Ministri shpjegoi se përfituesit e pensionit deri në 14.000 denarë do të marrin mbështetje financiare prej 3.000 denarë në muaj, për një periudhë prej 5 muajsh, përfituesit e pensioneve deri në 14.001 denarë deri në 16.000 denarë do të marrin mbështetje financiare prej 2.000 denarë në muaj, për periudhë prej 5 muajsh, dhe se grupi i tretë i pensionistëve që do të përfitojnë mbështetje janë përfituesit e pensionit deri në 16.001 denarë deri në 19.000 denarë dhe do të marrin mbështetje financiare prej 1.500 denarë në muaj, për një periudhë 5 mujore.

“Ne kemi miratuar masa kundër krizës për të ndihmuar të gjithë pensionistët që janë me të ardhura të ulëta. Këto masa parashikohen nga një program i veçantë i Qeverisë për masat kundër krizës dhe paratë sigurohen drejtpërdrejt nga buxheti qendror. Po marrim masat për përkrahje, ndërsa në ndërkohë po e ruajmë stabilitetin e Fondit për sigurim pensional dhe invalidor”, tha Trençevska.

Në takim, ministri kujtoi kohën kur pensionet paguheshin në baza mujore në tre data të ndryshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne si qeveri po punojmë për zgjidhje sistemike dhe masa që përmirësojnë drejtpërdrejt cilësinë e jetës së kategorisë më të rrezikuar të pensionistëve. Ju vetë keni qenë dëshmitar se me krizën e Covid-it ka pasur pagesa të parakohshme të pensioneve dhe se pas përfundimit të së njëjtës pensionet vazhduan të paguhen në ditën e parë të çdo muaji”, tha Trençevska.

Në fund, ministri vuri në dukje se puna e Grupit të Punës vazhdon me synimin për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme për pensionin minimal. /Telergafi/

Trençevska: Masat kundër krizës janë për të ndihmuar qytetarët me të ardhura më të ulëta shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";