Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska ka takuar kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilal Kasami. Në takim u diskutua për mbrojtjen e fëmijëve dhe rëndësinë e zgjerimit të kapaciteteve të kopshteve ekzistuese si dhe ndërtimin e të rejave në mënyrë që të kujdesen për sa më shumë fëmijë në kopshte dhe të mundësohet rritja dhe zhvillimi i duhur.

Kryetari i komunës, përfaqësuesit e Komunës së Tetovës dhe ministri shqyrtuan hapat e nevojshëm për përfundimin e objektit të ndërtuar – klon i çerdhes “Rinia” në Tetovë, financuar nga Bashkimi Evropian.

Trençevska në takim theksoi se ndërtimi i çerdheve të reja është i një rëndësie të veçantë për të mbuluar dhe përfshirë sa më shumë fëmijë në arsimin parashkollor. /Telegrafi/

The post Trençevska në takim me Kasamin: Mbrojtja e fëmijëve është prioritet i punës sonë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";