Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Boris Kondarko, ka bërë të ditur se në tre komuna nuk është arritur pragu i nevojshëm për vlefshmërinë e zgjedhjeve, duke bërë që procesi zgjedhor të duhet të përsëritet.

“Deri në ora 18:30 kemi tre komuna që nuk e kalojnë pragun. Bëhet fjalë për komunat Centar Zhupë, Mavrovë-Rostushë dhe Komuna e Vrapçishtit”, deklaroi Kondarko në një konferencë për media.

Sipas tij, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet, në rastet kur pjesëmarrja e votuesve nuk e kalon pragun e përcaktuar ligjor, zgjedhjet në ato komuna konsiderohen të pavlefshme dhe duhet të përsëriten në një afat të ri që do të caktohet nga KSHZ.

Kjo nënkupton se qytetarët e këtyre tre komunave do të duhet të dalin sërish në votime për të realizuar të drejtën e tyre demokratike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";