
“Jam më shumë se i kënaqur kur shoh bujq që më afrohen dhe më tregojnë se ky vit është shumë më i mirë se vitet e kaluara dhe që kështu të vazhdohet. Kemi vreshtarë të kënaqur, perimtarë të kënaqur, pemëtarë të kënaqur”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski në TV Alfa.
“Në dhjetë ditët e ardhshme do të publikohet edhe një thirrje publike nga Programi për Zhvillim Rural – është ajo masa e njohur nga e kaluara si 50-50. Të gjithë ata aplikues që do të blejnë mekanizëm ndihmës, traktorë – këtu do të përfshihen edhe sistemet anti-ngrirje, sistemet pika-për-pikë – do të bashkëfinancohen me 50% për investimin e bërë”, paralajmëroi ministri.
Ai gjatë paraqitjes së tij theksoi se shteti do të marrë pjesë me 50% të shumës së investuar nga bujqit, respektivisht aplikuesit.
“E gjithë kjo bëhet për të ndihmuar bujqit tanë që të modernizojnë prodhimin e tyre”, theksoi ministri Tripunovski.
The post Tripunovski: Ditëve në vijim do të publikohet thirrja publike për masën e njohur nga qytetarët si 50-50 appeared first on Telegrafi.