Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski sot realizoi takim pune me një pjesë të prodhuesve, grumbulluesve dhe përpunuesve, ku diskutuan për plasmanin dhe grumbullimin e specit nga rendimenti i vitit 2025.

“Në takim u dakorduan çmimet e grumbullimit sipas klasave për specin. Për klasën e parë, çmimi i grumbullimit është 45 denarë, për klasën e parë- dytë është 35 denarë, për klasën e dytë 20 denarë, ndërsa për klasën e tretë çmimi i grumbullimit do të jetë 15 denarë”, sqaroi ministri.

Ai theksoi se këto janë çmimet fillestare me të cilat do të nis grumbullimi i specit nga rendimenti i vitit 2025.

“Speci në Maqedoni kultivohet në dy rajone – rajonin e Strumicës dhe të Prilepit. Korrja duhet të bëhet në periudhën e dakorduar, që të mos përballemi me sasi të rritura të korrjes ditore dhe të kemi bllokim në procesin e grumbullimit,” shtoi ministri Tripunovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri potencoi se këtë vit çmimet e grumbullimit për specin janë më të larta krahasuar me vitin e kaluar.

“Procesin e grumbullimit do ta ndjekim përmes Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi. Si ministri jemi në dispozicion, ndërsa trendi i rritjes së prodhimit bujqësor duhet të vazhdojë edhe më tej,” theksoi ai.

The post Tripunovski në takim pune me bujqit kultivues të specave: Specat e klasit të parë do të blihen me 45 denarë për kilogram appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";